40 vjet pa John Lennon, por miti mbetet njësoj

0 478

8 dhjetorin e vitit 1980, do të qëllohej për vdekje një nga ikonat më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë nga kultura popullore. Kujtimi i njeriut që falë muzikës dhe angazhimit të tij për paqe, ndryshoi botën, mbetet I pashlyer. “Hej, Z. Lennon, do të hysh histori”, thirri Mark David Chapman, teksa i afrohej ish-Beatlesit përpara derës së godinës luksoze ku ai banonte në New West Side të New York-ut.

Pastaj hapi zjarr, duke e qëlluar në shpinë. Lennon u shemb përdhe; portjeri e mbuloi me xhaketën e tij duke i hequr syzet me njolla gjaku. Chapman nuk lëvizi nga vendi; ai qëndroi në skenën e krimit, nxori një libër e nisi ta lexonte derisa mbërriti policia që i vuri prangat. Katër dekada më parë, kjo vdekje tronditi botën, por mbi të gjitha një brez që ishte rritur duke u ushqyer me idealet kundër dhunës, një pjesë të të cilave vetë Lennon i kishte frymëzuar me albumin e tij më të suksesshëm, Imagine.

Kjo këngë do të shndërrohej në një himn ndërkombëtar të pacifizmit. Rindërtimi i asaj vrasjeje ka qenë temë e filmash, librash e teorish të pafundme konspirative. Lennon nuk ishte vetëm themeluesi i një grupi që bëri epokë në muzikë, veshje, modë dhe pop art, duke regjistruar 186 këngë pothuajse të gjitha të suksesshme; ai ishte njëkohësisht artisti dhe aktivisti që në më pak se 10 vjet si solist shkroi këngë si ”Jepi Paqes një Shans”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.