44 raste të reja, shkon në 35 numri i viktimave

0 36

Konfirmohen 44 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë shkon në 35 numri i viktimave pasi një 59-vjeçar i cili ishte infektuar ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai ishte shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive.

”Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”.

Situata me Covid-19 në Shqipëri vijon të përkeqësohet, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 44 raste të reja. Rastet janë 22 në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë dhe Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.