45 vrasje për 2020/Lleshaj: Rendi në vlerat më të mira historike

0 300

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin ”Opinion”, tha se 2020-ta është viti që ka shënuar nivelin më të ulët të kriminalitetit në vendin tonë. Për të rendi në Shqipëri është në vlerat më të mira historike, të 30 viteve të fundit. ”Unë nuk kam të dhëna që ka vrasje të një pas njëshme, përditë, ka patur një vrasje ditët e fundit. Nëse do të bëhet një rezyme e përgjithshme të këtij fenomeni në Shqipëri, gjithsej për gjithë vitin 2020 janë 45 vrasje”,-tha Lleshaj.

Pra ju konsideroni që rendi publik në Shqipëri ka një lloj stabilizimi?

Jo stabilizimi, është në vlerat më të mira historike, të 30 viteve të fundit.

Që prej vitit 1991 e këtej?

Në të gjithë parametrat e tij.

Mbi çparametra mbështeteni?

Që të masësh nivelin e rendit dhe të sigurisë ka disa indikatorë, janë disa vepra penale të rëndësishme që maten, regjistrohen dhe krahasohen. Dhe nëse i marrim këto vepra kryesore kriminale rezulton që jemi në nivelin më të ulët në historinë tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.