57 vjeçari me aftësi të kufizuara mbijeton pasi notoi për 27 orë

0 155

Një burrë 57-vjeçar nga Tonga ia doli të mbijetojë pasi notoi për rreth 27 orë pas pas shpërthimit të një vullkani nënujor. Shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga-Hunga Ha’apai shkaktoi 3 viktima dhe valë cunami në të gjithë arkipelagun, duke shkatërruar fshatra, vendpushime dhe shumë ndërtesa, gjithashtu  edhe rrjetet e komunikimit të këtij vendi të vogël me vetëm 105,000 banorë.

Lisala Folaou, i cili jetonte në ishullin e vogël të izoluar të Atata me një popullsi prej 60 banorësh, tha në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tonga Broadcom Broadcasting se ishte duke lyer shtëpinë kur vëllai i tij e paralajmëroi për cunamin.

Ndërkohë që dallgët kishin arritur tashmë në dhomën e ndenjes, ai u ngjit në një pemë për të shpëtuar, por vala tjetër e tërhoqi zvarrë. 57-vjeçari thotë se është me aftësi të kufizuara dhe nuk mund të ecë mirë. “Unë thjesht po notoja,” tha ai.

Ai notoi 7.5 kilometra deri në ishullin qendror të Tongatapu, duke arritur në bregdet 27 orë më vonë, në orën 10 të mëngjesit të së dielës.

Historia e tij është bërë virale kudo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.