7 viktima dhe 474 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

0 311

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 7 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës, ku numri i viktimave shkon në 1277. ”Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç. Ministria i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kurse po në 24 orët e fundit mësohet se janë kryer 2521 testime, nga të cilat 474 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave anti-covid. Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e Covid-19.

”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet Covid”,-thuhet në fund të njoftimit për shtyp.

COVID-19 – Statistika (17 Janar 2021)

Raste të reja ditore 474
Të shëruar në 24 orë 363
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2521
Testime totale 313,188
Raste pozitive 67,690
Raste të shëruara 40,453
Raste aktive 25,960
Humbje jete 1277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14962
Fier 1961
Shkodër 1378
Durrës 1446
Lezhë 1016
Vlorë 1049
Korçë 880
Elbasan 1045
Berat 821
Dibër 532
Gjirokastër 478
Kukës 392

Leave A Reply

Your email address will not be published.