A ja ka falur detin Greqisë, Edi Rama? Nëse PO, quhet tradhëti Kombëtare

0 333

Nga: Herion Mesi

Gjatë dy javëve të fundit autoritetet më të larta të shtetit grek, kryeministri dhe ministri i Jashtëm kanë përsëritur disa herë se në marrëveshjen me Shqipërinë, Greqia do të marrë 12 milje hapësirë detare. Në qëndrimet e kryeministrit Kiriako Micotakis dhe ministrit të Jashtëm Nikos Denidas flitet me një siguri të tillë për këtë zgjerim të hapësirës detare sa të krijohet ideja që ose marrëveshja është pranuar nga Edi Rama ose do të pranohet direkt në takimin e parë që do të ketë mes dy vendeve për këtë çështje.

Pra pazari është bërë në fshehtësi mes Edi Ramës dhe palës greke. Nëse rezulton kështu, atëhere kjo është tradhti kombëtare dhe dënohet si me Esad Pash Toptanin, sepse asnjeri nuk ka të drejtë të prekë asnjë centimetër tokë apo det pronë e shtetit shqiptar.

Ndërkohë mësohet se Qeveria e Greqisë ka dërguar në Parlament dhe një projektligj për këtë çështje ku synimet greke për hapësira detare sanksionohen për Shqipërinë, Italinë, Egjiptin dhe vendet e tjera. Zgjerimi me 12 milje njihet si e drejtë e shteteve nga konventat ndërkombëtare, por problemi është se si është respektuar kjo e drejtë në rastin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë? Greqia lë të kuptohet se ka fituar det, ndërsa në Tiranë qeveria jonë nuk flet fare, por merret me zgjedhjet në Mal të Zi!

Debati kryesor bëhet për zonat ekonomike dhe detajet teknike për ndarjen e tyre ka qenë çështja kryesore e marrëveshjes së parë që u rrëzua mes Greqinë. Për kufirin detar me Shqipërinë, në Athinë, flitet prej një muaji, thuajse çdo ditë kryeministri, ministri i jashtëm, ekspertë të diplomacisë greke dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi. Çuditërisht në Shqipëri qeveria shqiptare hesht. Më shumë energji dhe debate po merr çështja e Bjellorusisë, një problem që realisht nuk ndryshon asgjë në jetën e qytetarëve shqiptarë, sesa ndarja e kufirit detar me fqinjin tonë jugor. Për të shmangur debatin mbi këtë çështje kryeministri ka zgjedhur të bëjë dhe pirueta marketingu të paimagjinueshme për çdo paraardhës së tij. Sot duhet të sqaronte çfarë ka folur në telefon me ministrin grek, por Rama shfaqet me një video në gjuhën serbe në Mal të Zi dhe u bënë thirrje malazezeve të votojnë Milo Gjukanoviç.

Se sa e do Presidentin malazez kryeministri shqiptar dihet mjaft mirë nga analistët dhe diplomatët, pasi Presidenti i Malit të Zi njihet si kundërshtar i hapur i presidentit serb Vuçiç. Pra kundërshtar i mikut të Edi Ramës.

Përcaktimi i kufirit detar me Greqinë nuk lidhet me debatet politike të ditës dhe as me një qeveri dhe as vetëm me një kryeministër, kushdo qoftë ai. Për interesat kombëtare dhe ekonomike të vendit nuk ka asnjë çështje tjetër që të jetë me emergjente sesa kjo. Marrëveshja do të përcaktojë përfundimisht kufirin detar, por dhe mundësitë ekonomike të Shqipërisë për shfrytëzimin e rezervave të gazit dhe të naftës në detin jonë. Për shkak të miliardave që ndodhen nën det interesat, lobimi dhe presioni grek për këtë çështje ka qenë maksimal ndaj gjitha qeverive. Është në logjikën e zhvillimeve politike dhe diplomatike që çdo shtet të marrë sa më shumë mundet tokë, pasuri, territor nga një vend tjetër. Këtë e pamë dhe me marrëveshjen e parë që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Por ajo që duan të dinë sot shqiptarët nga kryeministri Edi Rama se çfarë ka bërë që gabimet që u bënë herën e parë të mos përsëriten sërish. Zërat e ekspertëve të pavarur flasin për negocimin e një marrëveshje që duket edhe më keqe sesa ajo që u nënshkrua nga qeveria “Berisha”. Dokumentet e marrëveshjes apo draft-marrëveshjes së re ende nuk kanë dalë në dritë dhe deri tani nuk mund të flasim për fitore të palës tonë apo për marrëveshje të drejtë. Ajo që ka më shumë rëndësi është që në përfundim të këtij procesi të mos flasim për tradhti kombëtare. Do të ishte pafalshme dhe akti më anti-shqiptar që mund të bënte një qeveri, nëse në marrëveshjen e dytë humbasim edhe ato që kishim në marrëveshjen e parë, e cila gjithsesi ishte e keqe.

I vetmi reagim u bë dje në Facebook nga kryeministri dhe jo si qëndrim zyrtar, por si përgjigje ndaj një komentuesi të shqetësuar në rrjetet sociale. Kryeministri shkruante se “toka nuk falet si rrobat” dhe ky qëndrim nuk thotë asgjë dhe as quhet deklaratë nga pikëpamje institucionale. Në Facebook kreu i qeverisë mund të shkruajë çfarë të dojë, puna është çfarë ka nënshkruar në Greqi.

Kryeministri Rama duhet të flasë hapur: A ka firmosur ose ka ndërmend të falë det shqiptar në favor të interesave greke? Dhe e dyta ai duhet të mendojë mirë para se të firmosë sepse nëse fal det kjo quhet TRADHTI KOMBETARE.

Dihet si ndëshkohen tradhtarët e Kombit!

Leave A Reply

Your email address will not be published.