Abuzimi me të miturën, Vokshi: Shteti mbron përdhunuesin

0 16

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, thotë se pasi u bë propagandë për punonjësit e sigurisë në shkolla, ndodhin raste abuzimi me të mitur në institucionet arsimore.

”Ku është shteti për fëmijët tanë? Pse nuk i mbron? Ndaj, nënat duhet të reagojnë vetë për të mbrojtur fëmijët. Shteti mbron kriminelin, dhunuesin dhe përdhunuesin. I gjithë shteti nuk funksionon, ka rënë. Edhe në Kavajë ndodhi një rast i tillë dhe ende nuk është vënë drejtësia; edhe në Fier po ashtu. Si mundet ministrja të thotë se tani do të vendosin më shumë psikologë. Psikologët duhet të jenë të përhershëm në shkollë, por jo psikologët e partisë. Shkolla dhe arsimi duhen depolitizuar”.

Kur u pyet nëse do të ishte një zgjidhje rritja e masës ndëshkimore për raste të abuzimit me të mitur, Vokshi tha “Nuk shoh lidhje të rritjes së dënimit me uljen e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Por, ka lidhje varfëria. Sa më shumë varfëri, aq më shumë raste abuzimi”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.