Adoleshentja e parë që merr vaksinën, 16-vjeçarja: Dua të iki me pushime

0 282

Bota po vijon me procesin e vaksinimit dhe në Britani një 16-vjeçare është bërë një nga njerëzit më të rinj që ka marrë vaksinën ani-covid. Esther Rich ka një sëmundje të trashëguar gjaku, e cila çoi në heqjen e shpretkës së saj kur ajo ishte pesë vjeç.

Si ajo ashtu edhe babai i saj kanë sferocitozë të trashëgueshme dhe kategorizohen si klinikisht tejet të prekshëm, duke i bërë ata të përshtatshëm për të marrë vaksinën. Ester ka qenë e izoluar dhe thotë se i mungon të dalë me miqtë e saj, dhe të shkojë në shkollë.

”Mezi pres të shkoj me pushime, dua të shkoj në Kroaci me miqtë e mi gjatë verës. Unë gjithashtu dua shumë të shoh kushërinjtë dhe gjyshen time Xhesika”,-ka thënë 16-vjeçarja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.