Aksident me vdekje në Kukës, ndërron jetë 30-vjeçari

0 175

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në Kukës, ku një 47-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin S.D., 30 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, ku shtetasi A. B., 47 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar për vdekje 30-vjeçarin.

“Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.