Aksidentet rrugore/35 persona më pak humbën jetën në 2020, krahasuar me 2019

0 43

Në një bilanc të bërë gjatë 11 muajve janar-nëntor 2020, aksidentet rrugore kanë shënuar një ulje krahasuar me periudhën e një viti më parë në 2019. Në 11 muajt e vitit 2020, numërohen 1.121 aksidente rrugore nga 1.363 aksidente të ndodhura në 11 mujorin e vitit 2019, duke u ulur me 17,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ulje të ndjeshme ka shënuar edhe numri i viktimave në 11 muajt e parë të 2020, 35 viktima më pak krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019. Në 11 muajt e parë të vitit 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 168 persona nga 203 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

21.9 % më pak të aksidentuar gjatë periudhës janar-nëntor 2020, ose 1.451 persona të aksidentuar krahasuar me 1.857 të aksidentuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ulje janë shënuar edhe vetëm gjatë muajit nëntor 2020, krahasuar me nëntorin 2019 në numrin e të aksidentuarve dhe viktimave, ndërsa ka një rritje tepër të vogël të numrit të aksidenteve rrugore me 0.9 %

“Në muajin Nëntor 2020 numërohen 110 aksidente rrugore nga 109 aksidente të ndodhura në muajin nëntor të vitit të kaluar, duke u rritur me 0,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin nëntor 2020, numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur, është 139 persona nga 144 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 3,5 %. Në muajin nëntor 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 21 persona të vdekur në nëntor 2019”, thuhet në raportin e INSTAT.

Gjithashtu në nëntor 2020, aksidentet rrugore, në 86,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 20,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga janari në nëntor 2020, aksidentet rrugore, në 14,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 23,7 %, krahasuar me një vit më parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.