Aktori i njohur amerikan do të jetë pjesë e ‘Fast & Furios 10’

0 238

Ylli i filmit ‘’Aquaman’’ e ka konfirmuar vetë lajmin teksa u pyet në premierën e filmit ‘’The Batman’’ nese do ta shihnin në ndonjë film në të ardhmen. Aktori ka dhënë vetëm pak detaje rreth rolit që ai do të luaj në film.

‘’Do të luaj rolin e një personazhi të keq’’, u shpreh ai për Entertainment Tonight.

Pas konfrimit të tij, në llogarinë zyrtare në Instagram të filmit ‘’Fast Saga’’ është postuar një foto e aktorit.

‘’Familja e Fast dhe Furios po bëhet akoma më e madhe. Mirëserdhe, Jason Mamoa’’, shkruhej krah fotos.

Aktori do të luajë krah Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Ludacris, Tyrese Gibson, Sung Kang dhe Charlize Theron. Filmi është planifikuar të shfaqet në kinema më 19 maj 2023.

Leave A Reply

Your email address will not be published.