Akuzat për zhvendosjen e votuesve, ambasadorja Kim takon ministrin Lleshaj

0 362

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Diplomatja amerikane shprehet se me ministrin ka diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhme dhe regjistrimin e votuesve. Ambasadorja thotë se pasi është sqaruar nga ministri për regjistrimin e votuesve, pret sqarimet e mëtejshme sot në emisionin e gazetarit Sokol Balla, në News 24.

“Sot patëm diskutim shumë të mirë me ministrin Sandër Lleshaj për bashkëpunimin me SHBA në fushën e sigurisë. Gjithashtu diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë dhe pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta të zgjedhësve. Ministri Lleshaj më sqaroi për regjistrimin e votuesve. Në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga ministri në sot në emisionin e Sokol Ballës (Real Story) dhe publikimin e informacionit zyrtar në faqen e Ministrisë së Brendshme në mënyrë që publiku të mos keqinformohet”,- shkruan ambasadorja e SHBA në një postim në Twitter.

Çështja e regjistrimit të votuesve është ngritur në opinionin publik pas publikimit të disa investigimeve mediatike, ku rezulton se gjendjet civile kanë ndryshuar adresat e vendbanimit të votuesve pa i njoftuar ata. Ndryshimi i adresës zyrtare të banimit, automatikisht ndryshon dhe vendin e votimit. Opozita ka deklaruar se kjo është një skemë manipulimi që po zbatohet nga Ministria e Brendshme dhe ka paralajmëruar padi ndaj ministrit dhe kreut të Gjendjes Civile.

Leave A Reply

Your email address will not be published.