Alarm në burg, 108 të prekur dhe 1 i vdekur nga Covid-19

0 320

Alarm në burgun Dhiavata të Selanikut, ku janë 108 të prekur dhe 1 i vdekur nga Covid-19. Sipas autoriteteve greke situata sa vjen dhe po rëndohet, mbas vdekjes të një 69-vjeçari në këtë burg, i cili sipas drejtorisë së burgut, vuante nga zemra dhe kishte probleme me diabetin.

Autoritet thonë se kanë vënë në karantinë të rreptë personelin dhe të dënuarit, ndërsa janë marrë masa për dezinfektimin e ambienteve.

Në të gjithë burgjet e Greqisë raportohen dhjetëra raste me Covid-19, ndërsa autoritetet thonë se shumica e rasteve janë me asimptomatik, ose kanë shenja të dobëta të sëmundjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.