Albin Kurti merr zyrtarisht detyrën

0 299

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të ri të Kosovës nga paraardhësi i tij Avdullah Hoti.

Pranimi i detyrës nga Albin Kurti është bërë me një ceremoni zyrtare ku ishte i pranishëm dhe ish-kryeministri Hoti.

Albin Kurti pritet të mbajë mbledhjen e parë të qeverisë dhe më pas do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Qeveria e Albin Kurtit mori një ditë më parë 67 vota në Kuvendin e Kosovës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.