Ali Ahmeti fton partitë shqiptare për bashkëpunim

0 320

Pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 15 korrik në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare arritën të sigurojnë 33 vende në parlament, 11 më shumë se në legjislaturën e kaluar.

Ndaj dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u drejtoi një ftesë publike katër drejtuesve të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Alternativa, Besa, Aleanca për Shqiptarët (AA) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) për t’u takuar me qëllim diskutimin e një marrëveshjeje të mundshme rreth bashkimit të faktorit politik shqiptar.

”Takimin ju ftoj që ta realizojmë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.