Ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin: I kemi dhënë Rusisë dy rrugë

0 138

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar edhe një herë lidhur me konfliktin Ukrainë-Rusi.

Në një postim në faqen zyrtare të “Facebook”, ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një mesazh të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në mesazhin e tij ai ka thënë se i kemi dhënë dy rrugë Rusisë, është ajo e diplomacisë dhe e dialogut.

“Ne i kemi dhënë Rusisë dy rrugë. Është rruga e diplomacisë dhe e dialogut…, por është edhe rruga e agresionit të saj të përsëritur dhe pasojave masive që ne e kemi ndërtuar tani për shumë javë,” tha Sekretari Amerkan i Shtetit, Antony Blinken. “Dhe nuk jemi vetëm ne që e themi këtë. G7-ta, ekonomitë kryesore demokratike në botë, kanë qenë të qarta për këtë. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë për këtë. NATO ka qenë e qartë për këtë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.