Ambasadorja e SHBA-së në NATO: Pamje mahnitëse e natyrës shqiptare (FOTO)

0 360

Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison i ka bërë promo bukurisë shqiptare. Përmes një postimi në Twitter, ajo ka shpërndarë një fotografi interesante gjatë një operacioni special të forcave amerikane në bashkëpunim me ato shqiptare të NATO-s.

Fotografia tregon disa ushtarë të regjimentit të 352-të, i specializuar në operacione speciale, që nga helikopteri i tyre sodisin peizazhin mahnitës shqiptar.

“Javën e kaluar Forcat Ajrore amerikane 352 ishin në operacion Special bashkë me forcat aleate të NATO-s duke kryer misione të rëndësishme stërvitore në qiellin e mësipërm të Shqipërisë. Forcat tona ushtarake stërviten krah për krah me Aleatët në mënyrë që të nxisin ndërveprueshmërinë dhe të mbeten gjithmonë të gatshëm për të parandaluar dhe mbrojtur”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.