ANALIZA/ Conte nuk ka justifikime, Interi këtë sezon është favorit për titullin

0 399

Inter konsiderohet si një ndër ekipet favorite për të fituar titullin kampion këtë sezon. Për momentin duket se janë disa faktor që favorizojnë skuadrën e Antonio Contes këtë sezon. Milani po zhvillon një kampionat fantastik, edhe pse në fakt ka një grup futbollistësh më të vogël dhe të rinj, teksa objektivi primar i kuqezinjve duket se është sigurimi i një vendi në Champions League. Duke e krahasuar edhe me Juventusin, skuadra zikaltër ka një avantazh të madh, që nuk do të ketë impenjim në Europë.

4 pikë të humbura – Rezultat e Seria A janë në një linjë. Vetëm Milani deri më tani ka arritur një ecuri më të mirë, duke lënë pas me vetëm 2 pikë Interin. Skuadra e Contes ka arritur 12 fitore dy humbje dhe 6 barazime. Pikët e humbura mund të konsiderohen ata kundër Parmës (2-2), Udineses (0-0). Mund të qëndrojnë ndërkohë si më të justifikueshme barazimet kundër Lazios (101), Atalantës (1-1), Romës (2-2). Ekipi i Piolit nga ana tjetër ka barazuar vetëm në një rast, ka fituar një më shumë dhe ka të njëjtën numër humbjesh. Rendimenti është thuajse i ngjashëm, me 43 dhe 42 pikë në tabelën e renditjes.

Faktori Europë – Në garë për titullin padyshim Roma (37 pikë), Juventus (36), Atalanta (36), Napoli (34) dhe Lazio (34 pikë), me bardhezinjtë dhe të kaltrit që duhet të rikuperojnë ndeshjen e 3 tetorit. Të gjitha këto skuadra do të jenë të impenjuara në ndeshjet e Champions dhe Europa League që do të luhen në muajin shkurt, teksa do të duhet të përballen me kundërshtar si Braga, Porto, Real Madrid, Granada dhe Bayern Munich.

Impenjime për disa prej tyre shumë të vështira. Interi ndërkohë pasi doli e katërta në fazën e grupeve e mbylli aventurën europiane, teksa tashmë është e përqendruar vetëm te kampionati dhe Kupa, ku i duhet të sfidojë dy herë Juventusin. Ndryshe nga kundërshtarët e tij, Interi ka avantazhin që do të ketë më shumë ditë për t’u përgatitur për ndeshjet e kampionatit, teksa këtë sezon justifikimet për Conten janë të patolerueshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.