Anëtari i Këshillit Kombëtar tregon përjetimet e protestës së 8 janarit: Sulm i drejtuar nga Berisha, skena më e zezë e tranzicionit

0 175

Një tjetër dëshmi vjen nga selia blu, në lidhje me përjetimet e demokratëve në protestën e 8 janarit, që u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Këtë herë është Blendi Sula, anëtar i Këshillit Kombëtar. Ai theksoi se në 8 janar u gjendën përpara një grupi të strukturuar dhune i cili ishte paguar për të na dhunuar.

“Të shtunën në 8 janar u gjendëm përpara një grupi të strukturuar dhune i cili ishte paguar për të na dhunuar. Orët e sulmit të drejtuar dhe të paralajmëruar nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, ishin orët më të trishta, por edhe më të vështira për të gjithë ne që ishim brenda selisë, por edhe më shumë për familjet tona, miqtë dhe mbarë qytetarët shqiptarë të cilët nuk mund ta besonin dot se në selinë e Partisë Demokratike një njeri për interesat e tij personale mund të shkelte mbi kufoma. Më kanë telefonuar, më kanë shkruar nga jashtë Shqipërie dhe nuk mund ta besonim dot që në selinë e Partisë Demokratike mund të shiheshin skenat më të zeza të tranzicionit shqiptar.”, tha Sulaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.