Ardi Veliu flet pas protestave dhe vrasjes së Klodianit: Njerëzit ndihen të sigurtë, krimi ka rënë

0 322

Në një kohë që për ditë me radhë u mbajtën protesta të forta në të gjithë Shqipërinë, ku u kërkua dorëheqja e tij, kryepolici Ardi Veliu sot ka folur për herë të parë, kjo jo për ngjarjet por Policinë e Shtetit. Për të njerëzit ndihen më të sigurtë dhe se krimi ka rënë.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Cuçi, në aktivitetin e prezantimit të anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit, Veliu tha se në mënyrë të vazhdueshme janë ndjekur shqetësimet e publikut për kriminalitetin dhe është punuar shumë për zgjedhjen e problemeve që kanë qytetarët në jetë ne përditshme. Sipas tij, 80% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat ku banojnë dhe se krahasuar me vitin 2013, ngjarjet kriminale kanë ardhur në rënie.

”Zyrat e pritjes së qytetarëve janë rikonstruktuar nga e para ose janë ribërë. Në mënyrë të vazhdueshme janë nxjerrë Të gjitha këto kanë sjellë, që 80% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat ku banojnë. Krahasuar me 2013 vrasjet me dashje kanë ardhur në rënie të vazhdueshme, gjithashtu vjedhjet me pasojë vdekjen kanë rënë, po ashtu vjedhjet me armë, vjedhjet e banesave po ashtu kanë rënë. Është rritur edhe fuqia zbuluese. Veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit po ashtu kanë rënë. Vitet 2018-19-20 kanë qenë me sfida si me protestat, manifestimet, pandeminë dhe sezonin turistik. Policia e shtetit ia doli duke u përballuar me sukses me këto sfida. Vlerësimi i qytetarëve për sjelljen e policisë ka ardhur në vlerësim të vazhdueshëm”..

Leave A Reply

Your email address will not be published.