ARRSH: Ja si është situata në akset kombëtare

0 147

I gjithë vendi është i mbërrhyer nga i ftohti. ARRSH përmes një njoftimi në rrjete sociale bën me dije se nuk ka probleme me qarkullimin në akset rrugore kombëtare.

Megjithatë ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë.

“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C pa reshje në të gjithë vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, eshtë punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me prezencë bore. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, njoftion ARRSH.

Leave A Reply

Your email address will not be published.