Bardhi shigjeton zërat kundër Bashës: Procesi i reflektimit duhet të jetë serioz

0 207

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi tha për mediat se procesi i analizës dhe reflektimi është një proces serioz.

“E kam thënë që në ditën e parë pas daljes së rezultatit të 6 marsit, s’mund të dalësh në konkluzione për përgjegjësi pa një proces reflektimi. Sicili që del në këto konkluzione pa arritur reflektimit, nënkupton se nuk vë të parin interesin e demokratëve. Kam zgjedhur të shprehem në institucione. Do të shprehem kur të mblidhet kryesia e PD. Këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë, reflektim që qëndrimi që do të duhej të mbajë kryesia dhe institucionet e partisë, të jenë në shërbim të demokrateve dhe PD. Nëse e gjithë gjendja në të cilën ndodhet sot PD dhe biem dakord të gjithë demokratët, pavarësisht ese ku jemi pozicionuar, është gjendje që e ka dëmtuar dhe po e dëmton PD. për këtë arsye procesi i analizës dhe reflektimit duhet të jetë serioz, s’mund të jetë çështje karrigesh, por është çështje përgjegjësi në raport me demokratët.”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.