Bardhi:Rama, Berisha e Meta kanë të njëjtin hall

0 156

Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon ish-Kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, se bashkëpunojnë mes tyre, për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Duke mos njohur asnjë prej vendimeve të demokratëve, qoftë të Kuvendit të 11 dhjetorit, ashtu edhe të Referendumit të anëtarësisë më 18 dhjetor, Bardhi, i pozicionuar në krah të Lulzim Bashës, i shkarkuar si Kryetar i PD, shprehet se Rama, Berisha e Meta kanë të njëjtin hall, duan të mbajnë peng Shqipërinë.

Madje Bardhi në postimin e tij i ka ndarë edhe rolet 3 të akuzuarve, ku njëri koordinon sulmet, tjetri financon foltoren dhe i 3-ti zbaton skenarin e shkatërrimit të PD.

“Njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng”, shkruan Bardhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.