Basha kërcënon oligarkët: Nuk do t’i gëzoni paratë e korrupsionit

0 33

Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimeve në Vorë ka paralajmëruar se pandëshkueshmërisë do ti vijë fundi dhe abuzuesit do të përgjigjen para ligjit dhe do të shkojnë në burg. Duke ju referuar koncesioneve të marra nga oligarkët, Basha shprehet se abuzuesit nuk do t’i gëzojnë paratë dhe shqiptarëve do t’u kthehet çdo qindarkë e marrë në shkelje të ligjit.

”Vora si e gjithë Shqipëria, është zhytur në krizë të thellë, RAMAVIRUSI vazhdon të çojë paratë e taksave të shqiptarëve tek një grusht njerëzish të lidhur me qeveritarët. Vetëm dje, me një firmë, i dhanë 500 mijë euro nga lekët e shqiptarëve klientëve të tyre të inceneratorëve, ndërsa shqiptarët po varfërohen çdo ditë. Po këto para nuk do t’i gëzojnë. Nga i pari tek i fundit do të përgjigjen para ligjit. Çdo qindarkë e marrë në shkelje të ligjit do t’u kthehet qytetarëve dhe abuzuesit do të shkojnë në burg. Pandëshkueshmëria në këtë vend do të marrë fund”.

Ai shton se bashkë me shqiptarët do të jenë për një qeveri normale e cila do të ulë taksat për bizneset dhe do të mbështesër fermerët e Vorës dhe gjithë Shqipërisë. ”Bashkë me shqiptarët që sot janë më të bashkuar se kurrë kundër së keqes, ne do të ndërtojmë një qeverisje normale. Në planin tonë ne do parashikojmë uljen e taksave për t’u dhënë mundësi bizneseve të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetën e tyre e të kenë mundësi të hapin edhe vende pune. Paratë që sot shkojnë për aferat korruptive të koncesioneve dhe PPP, do të shkojnë për të subvencionuar fermerët në bazë të prodhimit të tyre, për të ndërtuar infrastrukturën bujqësore dhe rrugore të fshatrave. Vendi ynë ka resurse të mëdha, njerëz punëtorë e të talentuar. Detyra jonë është t’u japim mundësi të punojnë dhe jetojnë mirë në vendin e tyre”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.