Berati si Venecia

0 340

1 orë reshje me intesitet të lartë dhe Berati këtë të mërkurë u ”shndërrua” në Venecia. Sa herë që bie shi, ky qytet përballet me të njëjtën problematikë, përmbytje. Uji ka vërshuar në rrugë, duke arritur në lartësinë deri në 40 cm, e për pasojë ka sjellë edhe vështirësi të qarkullimit të qytetarëve dhe të automjeteve. Mësohet se shkak për këtë është bërë bllokimi i kolektorëve të ujërave të bardha dhe ato të zeza të cilat zbrasen në lumin Osum, dhe pavarësisht faktit që problemi është identifikuar, nga ana e autoriteteve përkatëse nuk është marrë asnjë hap për të gjetur një zgjidhje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.