Bilanc lufte/Në 30 vjet në Shqipëri janë shënuar 6589 vrasje

0 308

Gjatë vitit 2020 në Shqipëri janë kryer 52 vrasje, ose 6 vrasje më pak se një vit më parë. Shifra u bë e ditur nga zv/drejtori i Përgjishshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në ”RTSH 24”.

I ftuar në këtë emision bashkë me një panel me gazetarë të kronikës, Dervishaj bëri një analizë të situatës kriminale përgjatë 12 muajve të vitit që lamë pas. Si qëndron kjo shifër në krahasim me numrin e vrasjeve e shtrirë në kohë?

Gazetari Roland Qafoku solli nga arkivi i tij në emisionin “Dekalog” tabelën me shifrat e të vrarëve vit pas viti që nga vitit 1990 deri në 2020, pra për 30 vjet. Nga kjo rezulton se në tre dekadat e fundit në Shqipëri kanë ndodhur 6589 vrasje, një shifër e frikshme e denjë për një bilanc lufte.

VRASJET QE KANE NDODHUR NGA VITI 1990-2020 NE SHQIPERI

VITI 1990/205 të vrarë
VITI 1991/205 të vrarë
VITI 1992/251 të vrarë
VITI 1993/268 të vrarë
VITI 1994/265 të vrarë
VITI 1995/210 të vrarë
VITI 1996/248 të vrarë
VITI 1997/1542 të vrarë
VITI 1998/573 të vrarë
VITI 1999/496 të vrarë
VITI 2000/275 të vrarë
VITI 2001/208 të vrarë
VITI 2002/179 të vrarë
VITI 2003/144 të vrarë
VITI 2004/119 të vrarë
VITI 2005/131 të vrarë
VITI 2006/87 të vrarë
VITI 2007/103 të vrarë
VITI 2008/88 të vrarë
VITI 2009/82 të vrarë
VITI 2010/118 të vrarë
VITI 2011/124 të vrarë
VITI 2012/125 të vrarë
VITI 2013/107 të vrarë
VITI 2014/98 të vrarë
VITI 2015/54 të vrarë
VITI 2016/71 të vrarë
VITI 2017/52 të vrarë
VITI 2018/51 të vrarë
VITI 2019/58 të vrarë
VITI 2020/52 të vrarë

Leave A Reply

Your email address will not be published.