Bota nis vaksinimin, por OBSH jep alarmin për variantin e ri të Covid-19

0 338

Në një kohë që vaksinimi ka nisur në shumë vende të botës, Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha këtë të enjte se duhet të bëhet më shumë, kjo pasi e quan alarmues variantin e ri të Covid-19. Drejtori për Europën i OBSH-së, Hans Kluge, thotë se situata është pikë kthese e pandemisë, teksa Europa po përballet edhe me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri të Covid-19.

“Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete”, tha Kluge.

Viruset ndryshojnë vazhdimisht, varianti i ri i koronavirusit thuhet se nuk shkakton simptoma më të rënduara, por përhapet më shpejt, që sipas OBSH-së përbën një shqetësim të madh. “Pa rritur kontrollin që të ngadalësojmë shpërndarjen, do të ketë një ndikim të madh mbi institucionet shëndetësore, tashmë të ngarkuara”, tha Kluge.

Masat që propozoiu Kluge tha se tashmë janë të njohura, siç është mbajtja e maskave, kufizimi i tubimeve shoqërore, mbajtja e distancës fizike si dhe larja e duarve. Por, ai tha se këto masa duhet të intensifikohen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.