Braimllari takime me strukturat në Korçë, prezanton kryetarin e LSI për këtë qark

0 314

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka zhvilluar takime me strukturat e LSI-së në Korçë, ku ndër të tjera prezantoi edhe kryetarin e LSI-së për këtë qark. Petrika Mele do të jetë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dega Korçë.

”LSI Korçë, ekip gjithëpërfshirës dhe përfaqësues. Pedagogët, të rinjtë dhe profesionistë na janë bashkuar në strukturat e LSI Korçë. Në betejën e 25 prillit jemi fitues absolut. Rilindja e rrënuar dhe e kalbur. Rilindja nuk përfaqëson interesin qytetar është e kapur dhe marrë peng nga krimi. LSI përfaqeson vlerat më të larta shoqërore. Të angazhuar në shërbim të qytetarëve për të bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Beteja jonë është beteja e shpresës që të rinjtë të kontribuojnë dhe të punojnë në vendin tonë”,- tha Braimllari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.