Brazili më i godituri, mbi 2.7 milionë raste me Covid-19

0 42

Përkeqësohet situata pandemike në Amerikën Latine, kontinent i cili numëron në total mbi 2,7 milionë raste me Covid-19. Brazili mbetet shteti më i goditur rëndë me 1,5 milionë të infektuar dhe rreth 62 mijë viktima.

Qytete të shumta kanë shtyrë rihapjen e ekonomisë pas rritjes së rasteve. E rëndë paraqitet situata edhe në Meksikë. Autoritetet raportuan një bilanc rekord ditor me mbi 6700 të infektuar dhe 679 viktima. Që prej shpërthimit të pandemisë, ministria e shëndetësisë ka regjistruar 238 mijë të prekur dhe më tepër se 29 mijë jetë të humbura.

Bilanci në Argjentinë u rrit me mbi 2700 të infektuar ditorë, duke e çuar totalin në 70 mijë. Rritja e nivelit të përhapjes së Covid-19 ka detyruar autoritetet që të vendosin rregulla strikte, kryesisht në sektorin e transportit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.