Bregdeti në dorën e Ramës. Ndalohen të gjitha ndërtimet përveç PPP-ve

0 32

Kryeministri Edi Rama ”merr” edhe bregdetin. Çdo ndërtim do të ndalohet me ligj por përveç PPP-ve. Qeveria ka dërguar për konsultim publik një projektligj i cili parashikon vendosjen nën një regjimi strikt ligjor të gjithë vijnë bregdetare shqiptare. Me këtë ligj të vetmet ndërtime që lejohen janë kontratat koncesionare nëpërmjet PPP-ve apo ato që konsiderohen si investime strategjike.

Bregdeti është një minierë ari e pashtershme dhe shteti kërkon të vendosë të gjithë autoritetin e tij në vijën bregdetare. Drafti parashikon gjithashtu se për ndërtimet ekzistuese në bregun e detit, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit përkatës, ku së bashku me to do të fusë nën sitë edhe kontratat në fuqi që shtetit ka me privatin në bregdet dhe ato që do të rezultojnë të sakta, do të qëndrojnë në fuqi deri në përfundimin e afatit.

Nëse pronari i pronës në bregdet do të kërkojë ta shesë atë, sërish do të duhet të përballet me shtetit. Me ligj është parashikuar se shteti gëzon të drejtën e parablerjes, pra klienti i vetëm i tij është institucioni shtetëror. Ky projektligj vjen në një kohë kur Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur aksionin për shembjen e godinave pa leje në bregdet dhe ku ka pasur shumë përplasje me banorët e zonës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.