Bregu i Fildishtë/Kryeministri ndërron jetë pas mbledhjes së qeverisë

0 347

Sapo kishte përfunduar një mbledhje e kabinetit qeveritar, kur u ndje keq dhe u transportua me urgjencë në spital. Për kryeministrin e Bregut të Fildishtë, Amadou Gon Coulibaly, mjekët nuk mund të bënin asgjë dhe ai ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare.

Coulibaly shihej si pasuesi i natyrshëm i presidentit të vendit afrikan, Assane Outtara, që e kishte cilësuar si “një vëlla të vogël”. Në vitin 2012, Coulibaly kishte patur probleme në zemër, dhe i ishte nënshtruar një operacioni. Kryeministri sapo ishte rikthyer nga Franca për një seri kontrollesh.

Bregu i Fildishtë, vend në Afrikën perëndimore me pothuajse 20 milionë banorë, është një nga fuqitë më të zhvilluara ekonomikisht të asaj pjese të kontinentit, dhe njihet veçanërisht për prodhimin e kakaos, duke qenë prodhuesi më i madh në botë, kafes dhe frutave, por ka burime domethënëse diamantesh dhe nafte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.