Cakaj-Borrell: Duhet liberalizimi i menjëhershëm i vizave për Kosovën

0 172

Gjatë qëndrimit në Bratislavë, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në takim, diskutimet u përqëndruan në rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë. Në një reagim në facebook, lidhur me takimin, Cakaj u shpreh: “Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.