Çdo ditë 1 mijë viktima, ekspertët në SHBA: Mbani maskën

0 329

Në Shtetet e Bashkuara, nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 janë regjistruar 5.4 milionë raste pozitive dhe mbi 170 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga virusi. Ekspertët e shëndetësisë i kërkojnë qytetarëve të mbajnë maskën mbrojtëse dhe t’i besojnë shkencës.

“Do kisha dashur që të ishim izoluar si Italia. Kur Italia u mbyll në karantinë, njerëzit nuk lejoheshin të dilnin nga shtëpitë”, thotë Deborah Birx, koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë për masat ndaj Covid-19.

Ekspertët e shëndetësisë vazhdojnë t’i kërkojnë amerikanëve të jenë të kujdesshëm. ”Qindra mijëra jetë njerëzish mund të shpëtohen në qoftë se mbajmë maskë dhe nuk festojmë në oborret e shtëpive”. Anthony Fauci paralajmëron se shumë nga pacientët që rezultojnë pozitivë mund të kenë probleme afatgjata shëndetësore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.