Çështja e ”Detit”, Rama: E hapa unë dhe kërkova që të shkonim në Hagë

0 377

Kryeministri Edi Rama në një konferëncë për shtyp në fokus ekonominë, ndër të tjera ka folur edhe për temën e nxehtë të çështjes së Detit me Greqinë. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se është qeveria e tij ajo që e hapi si çështje dhe është po kjo qeveri që kërkoi që ”Deti” të shkojë në Hagë.

”Çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia por Shqipëria. Greqia ishte shumë në rregull dhe nuk kërkonte asgjë më tepër sesa mori. Atë çështje e hapa unë, me këmbënguljen time, falë dhe bashkëpunimit të kryeministrit grek. Ai bashkë me ministrin Dendias ka zgjedhur që të vërë në dispozicion të gjithë vullnetin e tij të mirë. Më në fund pala greke ra dakort me ne, që me qeverinë e mëparshme nuk kishin arritur të binin dakort që ta çonin çështjen në duart e një drejtësie ndërkombëtare. Në një mënyrë që një gjykatë ndërkombëtare të japë drejtësi për këtë problem. Kjo është një zgjidhje ideale për ne, në bazë të të gjitha protokolleve dhe standarteve, do të ulemi dhe të përgatitemi siç e kërkon procedura për të arritur një gjë të drejtë. Të tjerat janë skandale mendore”,- tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.