Çmimi Nobel në mjekësi për shkencëtarët që zbuluan virusin e Hepatitit C

0 336

Çmimi Nobel 2020 në mjekësi i është dhënë bashkarisht grupit të shkencëtarëve që zbuluan virusin e Hepatitit C. Tre studiues, Harvey J Alter, Michael Houghton dhe Charles M Rice u shpallën të hënën si laureatët e këtij viti për përparimin mjekësor të cilësuar se shpëton miliona jetë.

Në një deklaratë, Asambleja e Nobel tha se izolimi i Hepatitit C kishte shënuar ”një arritje historike në betejën e vazhdueshme kundër sëmundjeve virale”, dhe ka sjellë krijimin e një regjimi specifik testimi dhe shërimesh, për ta eleminuar sëmundjen në mbarë botën.

Çmimi i këtij viti vjen në një kohë tejet të rëndësishm, veçanërisht për ata që punojnë në mjekësi duke marrë parasysh dhe vëmendjen shumë herë më të lartë prej pandemisë së Covid-19.

Fituesi i vitit 2020 nuk pritej të lidhej me Covid-19 por me studiues të zbulimeve që janë bërë vite më parë dhe prej të cilëve janë siguruar disa nga aplikimet bazë praktike të përdorura gjerësisht në ditët e sotme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.