Covax: Shqipëria merr 141 mijë e 600 doza të vaksinës AstraZeneca

0 284

Covax ka publikuar planin e shpërndarjes së vaksinave, ku vendi ynë do të marrë 141 mijë e 600 doza të vaksinës AstraZeneca. Në total aleanca parashikon të shpërndajë 1.2 milionë doza.

Aleanca Covax u krijua në prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në të marrin pjesë 190 shtete, përfshi të gjitha anëtaret e BE-së. Covax ka si qëllim të bashkojë kapacitetet financuese dhe prodhuese për të siguruar një sasi sa më të madhe vaksinash për t’i shpërndarë ato mes vendeve anëtare të aleancës.

Nga ana tjetër për Kosovën e cila ende nuk ka filluar vaksinimin planifikohet të jepen 100 mijë e 800 doza. 190 vendet që i janë bashkuar Covax, prillin e kaluar synonin një qasje të barabartë në shpërndarjen e vaksinave për të gjitha vendet.

Drejtori i Përgjithshëm i GAVI, javën e kaluar tha se Covax synonte të jepte 2.3 miliardë doza deri në fund të vitit, përfshirë 1.8 miliardë në vendet me të ardhura më të ulëta pa ndonjë kosto për qeveritë e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.