Covid-19, Basha: Spitalet nuk kanë kushtet minimale, largim masiv i mjekëve dhe infermierëve

0 336

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, spitalet nuk kanë kushtet minimale për të përballuar pandeminë Covid-19. Në një takim me mjekët në selinë blu dhe deklaratë për mediat, Basha tha se numri i mjekëve dhe i infermierëve është reduktuar që nga fillimi i pandemisë. Sipas tij, ata nuk janë zëvendësuar me të rinj. Basha gjithashtu theksoi faktin se mbetemi vendi me numrin më të ulët të testimeve për popullsinë.

”Spitalet nuk bëjnë diagnostikim dhe trajtim të pacientëve me Covid-19. Nuk kanë kushtet minimale për përkujdesje sepse nuk janë bërë investime. Kush është me Covid duhet të vijë në Tiranë, nuk ka trajtim në qendërat e tjera shëndetësore. Mbetemi vendi me numrin më të ulët të testimeve në popullatë. Nuk ka gjurmim të rasteve, përdoret sistem gjurmimi primitiv, nuk kryhen testimet e kontakteve, nuk trajtohen rastet por mbyllin pacientin në shtëpi. Mjekimet nuk ribursohen dhe ka mungesë totale të aparaturave në dy spitalet covid. Këto janë problemet kryesore që kemi konstatuar deri tani. Sa i përket vaksinës, bashkëpunimin me BE dhe SHBA e kemi sugjeruar që prej muajit korrik, nuk ka lëvizje në këtë drejtim. Ajo që konstatohet është që numrat me të cilat ka nisur përballja është më e ulët. Vazhdon largimi masiv i mjekëve dhe inferimerëve, nuk janë zëvendësuar me të rinj. U përmend shembulli i Shefqet Ndroqit, ku kanë shkluar 50 infermierë dhe janë larguar 40 prej tyre javën e parë, për shkak të kushteve mizerabël, pasi përbëjnë një rrezik për vetë personelin shëndetësior”,-tha Basha.

#LulzimBasha #LIVE – Komunikim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë lidhur me situatën e rënduar të pandemisë nga COVID-19

#LIVE – Komunikim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë lidhur me situatën e rënduar të pandemisë nga COVID-19

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 23. September 2020

Leave A Reply

Your email address will not be published.