Covid-19 dhe Integrimi/Apeli i Metës për politikën: Shmangni çdo tension artificial

0 307

Në konferencën me gazetarët, Presidenti Ilir Meta tha se dy janë çështjet kryesore për të cilat politika duhet të shmangë çdo tension artificial. Situata me Covid-19 dhe përmbushja e kushteve për rruga e Shqipërisë drejt Integrimit në BE.

“Dy janë prioritetet kryesore, mos nënvlerësimi i masave për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh në javët që vijnë dhe së dyti të angazhohemi të gjithë për plotësimin e kushteve për Integrimin Europian.

Çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto dy çështje, do të ishte një përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton shumë Shqipërisë për ëndrrën europiane. Dua të theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të ruajtjes së prioritetet të plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave.

Miratimi i Reformës Zgjedhore është kushti i parë formal, për të vazhduar më pas me kushte të tjera që nuk janë formale, por që janë edhe mjaft përmbajtjesore dhe kanë të bëjnë edhe me cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme në vendin tonë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.