Covid-19 ”futet” në shkolla. Dhjetëra rasteve në klasa dhe auditore, mësimi vijon

0 303

Nisja e vitit të ri akademik në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, erdhi bashkë me frikën për rritjen e rasteve. Nuk kaloi shumë dhe rastet janë shfaqur. Situata është e rëndë në Vlorë, Berat, Bulqizë e Gjirokastër, ku deri më tani janë një numër i madh mësuesish dhe nxënësish të infektuar. Konkretisht, në Berat janë të infektuar 8 mësues dhe një polic me Covid-19.

Në Universitetin e Vlorës, “Ismail Qemali”. janë zbuluar tri raste me Covid-19, personel akademik dhe 10 persona janë karantinuar me urgjencë. Departamenti i biologjisë pranë këtij universiteti, në katin e parë dhe të dytë të tij është mbyllur ndërsa godina pritet të dezinfektohet. Situata është e rëndë edhe në Bulqizë, ku pesë mësues kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Të infektuarit janë izoluar dhe janë futur në karantinë. Covid-19 ka hyrë edhe në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, ku një nxënëse ka rezultuar pozitive, duke sjellë edhe testimin e rreth 20 nxënësve dhe 7 mësuesve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.