Covid-19, konflikti në Ukrainë dhe terrorizmi, Rama: Në OSBE jo gjithçka shkon mirë

0 116

Në Konferencën Vjetore të Sigurisë 2020, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, tha se Shqipëria ka 6-të muaj që po punon në këtë drejtim. ”Më lejoni t’ju përshëndes të gjithëve nga Tirana, Shqipëria. Është kënaqësi e nder që të rishikojmë tablonë e sigurisë. U bënë 6 muaj në krye të OSBE, kaluam kufizimet dhe ndërlikimet e Covid-19 për të vijuar me aktivitet. Është e qartë për mua se kemi nevojë për ndryshim”.

Rama u shpreh se sheh një mungesë vullneti për të pranuar përgjegjësitë, dështim të bashkëpunimit për mungesë besimi por edhe çështje të tjera. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë e vendosi theksin në 4 pika, situata në raport me Covid-19, konflikti në Ukrainë dhe zona të tjerë, terrorizmi dhe kontrolli i armëve.

“Kemi pasur disa arritje të përbashkëta. Por nuk është se gjithçka shkon mirë në OSBE. Bashkëpunimi ynë po dështon për shkak të mungesës së besimit dhe besimi mungon për shkak të shpërfilljes së qartë të angazhimeve tona dhe kjo po pret themelet. Shoh mungesë vullneti për të pranuar përgjegjësitë për situatën apo imagjinatës për të sjellë ndryshim. Në të kundërt për fat të keq, po vijon një kulturë, ku shpesh herë kritikojmë aksionet e njëri tjetrit. Le të mos ndajmë thjeshtë këndvështrimet tona, le të jemi më kurajozë, je të propozojmë dhe diskutojmë hapur si mund të punojmë për përmirësimin e gjërave dhe të ndërtojmë më shumë stabilitet”.

KRYESIMI I OSBE NGA SHQIPËRIA??Kryeministria – Fjala në Konferencën Vjetore të Rishikimit të Sigurisë 2020

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 23. Juni 2020

Leave A Reply

Your email address will not be published.