Covid-19 ndryshoi Santorinin, ishullin më të vizituar në Greqi

0 68

Santorini është ishulli më i vizituar në Greqi, që mirëpret deri në dy milionë turistë në vit dhe një nga dhjetë ishujt më të vizituar në botë. Mirëpo paralajmërimet për koronavirus nënkuptojnë se numri i turistëve këtë vit do të jetë më i ulët. Nisur nga kjo, sigurisht që ishulli do të përballet me vështirësi, megjithatë nga ana tjetër ka edhe banorë që po shijojnë perspektivën e re, e cila në një farë mënyre mund ta ndryshojë Santorinin pa qenë nevoja të jetë thjesht “një makineri që sjell para”.

Goditja

Ndikimi i Covid-19 ka qenë padyshim dramatik për një vend që e mbështet 90% të ekonomisë te turizmi. Gjatë izolimit të detyruar, u lejuan në Santorini vetëm banorët. Vizitorët nga vendet e tjera duhet të ktheheshin në shtëpi dhe nuk u lejuan turistët e huaj. Për fat të mirë, Covid-19 nuk solli pasoja të rënda në njerëz në ishull. Këtë vit, Santorini pret 15% të vizitorëve në krahasim me vitet e kaluara.

Qetësi, mungesë turmash

Mungesa e vizitorëve u shfrytëzua për të përfunduar disa projekte, si për shembull terminali i ri i aeroportit dhe rrugë që lidhin zona të rëndësishme me njëra-tjetrën. Restorantet, hotelet, tavernat etj., janë me më pak njerëz. Banorët dhe bizneset thonë se kushdo që do të vizitojë Santorinin këtë vit do të shijojë një vend të qetë, pa turma njerëzish.

Kohë e çuditshme, kohë për reflektim

Santorini, një nga destinacionet më të bukura në botë ka funksionuar si “makineri parash” për dekada me radhë. Banorët dhe autoritetet janë të bindura se do të vijnë sërish ditët kur Santorini të jetë i mbushur plot e përplot me njerëz, por kjo periudhë do të shërbejë për të krijuar një qasje tjetër ndaj ishullit dhe mjedisit në tërësi. Pavarësisht mungesës së parave, jo gjithnjë mungesa e vizitorëve përkthehet në katastrofë.

Muaj mjalti?

Shumica e hoteleve dhe apartamenteve në Santorini janë në formën e shtëpive të vogla private, me ballkone me diell dhe pishinë ose jacuzzi. Mëngjesi shërbehet në dhomë, jo nëpër salla ngrënieje. Santorini mund të kthehet në destinacionin e preferuar për të sapomartuarit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.