Covid-19 në Shqipëri/ 2156 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

0 157

 

Pesë qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Shqipëri, teksa janë konfirmuar 2156 raste të reja nga 7067 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat janë shënuar një qytetar nga Lushnja 54 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Rastet e reja janë konstatuar 976 në Tiranë, 149 në Shkodër, 96 në Durrës, 88 në Fier, 80 në Vlorë, 74 në Gjirokastër, 61 në Lushnje, 52 në Sarandë, 50 në Berat, 45 në Elbasan, 35 në Kurbin, 34 në Pogradec, 31 në Krujë, 30 në Lezhë, 24 në Patos, 23 në Kamëz, nga 21 qytetarë në Korçë, Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Tepelenë, 16 në Kuçovë, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Vorë, 14 në Mirditë, 13 në Gramsh, 11 në Skrapar, nga 10 qytetarë në Maliq, Mallakastër, Tropojë, 9 në Peqin, 8 në Kukës, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Devoll, nga 6 qytetarë në Dimal, Memaliaj, Himarë, nga 5 qytetarë në Shijak, Libohovë, Përmet, Librazhd, nga 4 qytetarë në Belsh, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Delvinë, Konispol, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Kolonjë, Këlcyrë, Dropull, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Pukë.

Janë 23,505 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1685 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224,193 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2156
Të shëruar në 24 orë 1685
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 7067

Testime totale 1,637,312
Raste pozitive 251,015
Raste të shëruara 224,193
Raste Aktive 23,505
Humbje jete 3,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10830
Fier 1945
Shkodër 1798
Elbasan 1548
Durrës 1469
Vlorë 1438
Gjirokastër 1261
Korçë 942
Lezhë 870
Berat 867
Kukës 290
Dibër 247

Leave A Reply

Your email address will not be published.