Covid-19 në Shqipëri/ 2,383 të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

0 169

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre qytetarë, teksa janë regjistruar 2,383 raste të reja nga 7,634 testime të kryera.

Viktimat janë shënuar dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Rastet e reja janë konstatuar 1,112 në Tiranë, 120 në Durrës, 112 Vlorë, 94 në Shkodër, 71 në Fier, 70 në Gjirokastër, 59 në Sarandë, 56 në Lushnje, 51 në Elbasan, 41 në Kamëz, Korçë, 34 në Lezhë, 33 në Pogradec, 32 në Berat, 29 në Patos, 28 në Krujë, 26 në Kuçovë, 23 Tepelenë, 22 në Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Kurbin, 17 në Mirditë, Gramsh, 15 në Vorë, 13 në Memaliaj, 12 në Vau i Dejës, Skrapar, Prrenjas, 11 në Divjakë, Devoll, Cërrik, 10 në Pukë, Kukës, Tropojë, Mat, Peqin, 9 në Mallakastër, 8 në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq, 7 në Malësi e Madhe, Selenicë, Librazhd, 6 në Shijak, Rroskovec, Libohovë, 5 në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Has, Delvinë, 3 në Konispol, Dimal, Belsh, 2 në Klos, Himarë, Poliçan, 1 në Dropull.

Në të gjithë vendin janë 23,593 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 1,754 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 214,633 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2,383
Të shëruar në 24 orë 1,754
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7,634

Testime totale 1,605,128
Raste pozitive 241,512
Raste të shëruara 214,633
Raste Aktive 23,593
Humbje jete 3,286

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11,155
Fier 1,875
Elbasan 1,670
Durrës 1,632
Shkodër 1,563
Vlorë 1,419
Gjirokastër 1,135
Lezhë 883
Berat 879
Korçë 868
Dibër 267
Kukës 247

Leave A Reply

Your email address will not be published.