Ç’po ndodh me shërbimin dentar në vend?

0 25

Më 12 mars, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale udhëroi mbylljen e kabineteve/klinikave dentare deri më 3 prill, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor u ngarkua për të mbikqyrur situatën dhe në rast të moszbatimit të ligjit, do të merreshin masa sipas legjislacionit, të cilat referuar Urdhrit të Stomatologut Shqiptar shkojnë në 6 muaj heqje license.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se klinikat dentare do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura dhe nuk ka ende një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë. Në një urdhër të dytë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se kabinetet/klinikat dentare do të vazhdojën të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid-19.

E vetmja zgjidhje në këto momente është Klinika Stomatologjike Universitare pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe institucionet stomatologjike publike, të cilat do të funksionojnë vetëm për shërbimin e urgjencës stomatologjike. Ky shërbim organizohet nga Ministria e Shëndetësisë në institucionet shëndetësore publike.

Në faqen e Facebook-ut të Urdhrit të Stomatologut Shqiptar thuhet se një mendim është që shërbimi dentar të fillojë më 4 maj, por kjo nuk është ende zyrtare dhe sugjerohet të lejohet vetëm për klinikat që garantojnë standardet e protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.