Ç’po ndodh në “majën” e botës? Ka dhjetëra viktima

0 371

Një episod ka ndryshuar “status quo” gjeopolitike të dy gjigantëve aziatikë, Indisë dhe Kinës. Për herë të parë në 40 vitet e fundit, ushtarë të dy fuqive bërthamore, që së bashku numërojnë pothuajse 3 miliardë banorë, janë përballur ushtarakisht në kufirin mes tyre, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Shkëmbimi i zjarrit, që sipas burimeve mori formën e një beteje të vogël, ka shkaktuar të paktën 20 viktima tek ushtarët indianë, ndërkohë që autoritetet kineze nuk japin shifra mbi humbjet e tyre, edhe pse flitet që viktima ka patur nga të dy anët.

Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, forcat indiane kanë kaluar linjën e quajtur LAC (Line of Actual Control), që faktikisht përbën linjën e kufirit nga viti 1962, kur gjatë muajit nëntor dy fuqitë u përballën në një luftë të hapur që kushtoi mijëra viktima, veçanërisht nga pala indiane.

Pekini dhe Nju Delhi përballen për kontrollin e rajonit të Kashmirit, historikisht i ndarë nga këto dy vende dhe Pakistani. Konflikte të shumta kanë ndodhur midis tre fuqive bërthamore gjatë viteve, por nuk kishin arritur tensionin e ditëve të fundit. Përballja e këtyre orëve po ndodh në zonën e Galwanit, kontrolli e të cilës kërkohet nga Kina.

Leave A Reply

Your email address will not be published.