Dëbimi i turkut, zbardhet raporti i Avokatit të Popullit: Nuk i’u dha e drejta e ankimimit

0 14

Qeveria “Rama 2″ ka kaluar në skanerin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Arrestimet dhe ekstardimet ndaj shtetasve turq, Harun Çelik dhe Selami Şimşek, kanë shqetëuar OKB-në. Ekstradimi me aksion policor në orët e para të datës 1 janar, u kritikua nga opozita dhe Brukseli.

Avokati i Popullit i ka dërguar një raport të plotë Policisë së Shtetit në lidhje me shkeljet që janë bërë për procedurat e dëbimit nga Shqipëria të shtetasit turk, Harun Çelik. Në bazë të raportit të siguruar nga Dosja.al, mësohet se Avokati i Popullit ka gjetur shumë shkelje që janë bërë nga organet ligjzbatuese në vend, përfshirë dhe Policinë e Shtetit.

Dokumenti i është dorëzuar Ardi Veliut në 24 maj 2020, ku pasi bëhet një panoramë e qartë e asaj që ka ndodhur, Avokati i Popullit kërkon që të merren masa dhe të përqafohen disa rekomandime të tyre. Ndër të tjera thuhet se shtetasit Harun Çelik i janë shkelur të drejtat, pasi atij nuk i është dhënë e drejta për azil.

”Ekzekutimi i menjëhershëm i urdhrit të dëbimit Nr. 2125, datë 01.01.2020 nuk gjen asnjë mbështetje ligjore. Në nenin 112 të ligjit përcaktohen procedurat dhe mënyrat se si bëhet ekzekutimi i urdhrit të dëbimit. Ekzekutimi i menjëheshëm i urdhrit të dëbimit lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kërcënimin për rendin dhe sigurinë publike kombëtare që vjen si pasojë e pranisë së të huajit në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Avokati i Populli vëren se Çelik nuk ka pasur mundësi ankimi të urdhrit të tij të dëbimit dhe as të vendimit të gjykatës. ”Mohimi i të dretjës për t’iu drejtuar gjykatës dhe për të marrë një përgjigje përfundimtare prej saj për pretendimet e ngritura, përbën cenim të së drejtës themelorë për një proces të rregullt ligjor”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.