Del studimi i ri për Covid-19, arrin në tru përmes mukozës së nuhatjes

0 294

Covid-19 hyn në tru, duke shfrytëzuar qelizat nervore që perceptojnë aromat. Dyshimi është konfirmuar nga testet e autopsisë. Një studim nga Departamenti i Neuropatologjisë i Universitetit Mjekësor të Berlinit i botuar në ”Nature Neuroscience”, hedh dritë mbi rrugën që ndjek virusi vdekjeprurës për të hyrë në tru. Ashtu siç mendohej, virusi arrin në zemrën e sistemit nervor qendror përmes mukozës së nuhatjes.

Një ekip shkencëtarësh analizoi indet e 33 pacientëve me moshë mesatare 72-vjeç, të cilët kishin vdekur nga format e rënda të Covid-19. Analizat përfshinë mukozën e nuhatjes dhe katër zonave të ndryshme të trurit, në të cilat u kontrollua materiali gjenetik i virusit dhe proteina sipërfaqësore, tashmë e njohur Spike.

Gjurmët e virusit janë gjetur në struktura të ndryshme neuroanatomike që lidhin sytë, gojën dhe hundën me trungun encefalik, struktura bazë e trurit që e vendos atë në vazhdimësi direkte me palcën kurrizore.

Për autorët e studimit është prova që tregon se Covid-19 përdor këtë rrugë për të hyrë në strukturat më të thella neuroanatomike, siç është nervi nuhatës dhe pushton trurin, ndoshta duke kaluar nga një qelizë nervore në tjetrën ose ndoshta duke lëvizur me shpejtësi nëpër enët e gjakut pranë, në muret e të cilave u gjetën gjurmë të patogjenit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.