Demiraj takon kongresmenin republikan Lee Zeldin: Rreziku potencial i parave të drogës për zgjedhjet

0 267

Ish-ministri i Brendshëm teknik i PD-së, Dritan Demiraj përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur takimet e rëndësishme që zhvilloi në SHBA. Ai thotë se gjatë bashkëbisedimit me kongresmenin Lee Zeldin, diskutoi për situatën ekonomike, politike, sociale dhe të sigurisë që ka sjellë drejtimi i korruptuar i qeverisë ”Rama 2”. Demiraj thotë se paratë e drogës rrezikojnë edhe demokracinë në zgjedhjet e ardhshme. ”Në këtë kontekst i bëra një përmbledhje të hollësishme për situatën politike në Shqipëri dhe rrezikut potencial të përdorimit përsëri të parave të drogës gjatë zgjedhjeve të ardhshme vitin tjetër dhe angazhimit të strukturave kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve si në vitin 2016 në Diber dhe në vitin 2017 gjatë zgjedhjeve të përgjithshme”.

Postimi i plotë

Ne daten 17-18 Gusht 2020 se bashku me nenkryetarin e Federates Pan Shqiptare te Amerikes “Vatra”, Pishtarin e Demokracise z. Alfons Grishaj dhe kryetarin e Vatres dega Michigan z. Mondi Rakaj morem pjese ne takimin e organizuar me rastin e vizites se Ministres se Jashtme te Kosoves Znj. Meliza Haradinaj dhe ambasadores Citaku.

Gjate bashkebisedimit me MPJ znj. Haradinaj diskutuam gjeresisht per rritjen e bashkepunimit ne te ardhmen midis dy Ministrive te Mbrojtjes dhe njekohesisht i propozova reformat dhe kurset me te mira te veprimit per nje bashkepunim me te madh midis tyre, ne menyre qe edhe Kosova te behet sa me shpejte pjese e aleances se NATOs. Padyshim qe rritja e bashkepunimit, investimi i duhur ne rritjen e kapaciteteve operacionale, rritja ndjeshem e buxhetit per mbrojtjen ne te ardhmen dhe angazhimi i forcave te armatosura te Kosoves ne misionet nderkombetare ne bashkepunim me njesite e Forcave te Armatosura te Shqiperise do te rrisin sigurine ne rajon dhe kontributet ne luften globale kunder terrorizmit nderkombetar.

Mendoj se ka ardhur koha per qasje mê gjitheperfshirese e çdo reforme ne mbrojtje duhet bere ne bashkepunim me forcat e armatosura te Republikes se Kosoves dhe ne bashkepunim te ngushte midis dy qeverive. Sigurisht qe kjo nuk ka asnje mundesi qe te realizohet me qeverine ne ikje te Edi Rames, por padyshim qe ky bashkepunim do te jete shume intensiv me qeverine e re demokratike nen drejtimin e Kryeministrit Basha. Te nesermen me daten 18 gusht në Manhattan, New York u organizua veprimtaria fonmbledhëse për kongresmenin republikan Lee Zeldin, nje nga miqte e mire te Shqiptareve. Se bashku me ne ishin edhe miqte dhe drejtuesit e Vatres, Presidenti i Nderit i Vatrës Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë Mark Mrnaçaj, Dalip Greca (Editori i Diellit), Asllan Bushati, Zef Bala, Dritan Mishto, etj.

Gjate bashkebisedimit me kongresmenin Lee Zeldin diskutova ne lidhje me situaten e re de ekonomike, politike, sociale dhe te sigurise qe ka sjelle drejtimi i korruptuar i qeverise Rama ne Shqiperi. Ne kete kontekst i bera nje permbledhje te hollesishme per situaten politike ne Shqiperi dhe rrezikut potencial te perdorimit perseri te parave te droges gjate zgjedhjeve te ardhshme vitin tjeter dhe angazhimit te strukturave kriminale per vjedhjen e zgjedhjeve si ne vitin 2016 ne Diber dhe ne vitin 2017 gjate zgjedhjeve te pergjithshme. Gjithashtu i tregova kongresmenit Zeldin edhe per sasine e madhe te mbjedhjes se droges ne Shqiperi, e cila padyshim qe nuk ndodh pa dijenine e Kryeministrit, drejtuesve te Ministrise se Brendshme dhe te Policise se Shtetit, si nje fenomen “Rilindas” gjithmone perpara zgjedhjeve parlamentare. Gjate bashkebisedimit e falenderova kongresmenin Zeldin, si një mik i shkëlqyer i shqiptarëve, i dalluar për mbështetjen ndaj komunitetit shqiptar, veçanërisht duke dhënë kontributit të jashtzakonshëm për zgjidhjrn e ceshtjes se vrasjes se vëllezërve Bytyqi nga kriminelet me uniforme qe mbrohen nga ish ministri i kasapit te Ballkanit Miloshevici.

Në fjalën e tij kongresmeni Zeldin ka falenderuar pjesmarrësit për mbështetjen e dhënë dhe theksoi se do te jete vazhdimisht ne mbeshtetje te problemeve dhe shqetesimeve te komunitetit Shqiptar. Më pas kongresmeni Lee Zeldin iu pergjigj pyetjes se z. Mondi Rakaj, kryetar i degës së Vatrës në Michigan, i cili ngriti ne menyre te veçante problemin e qeverisë socialiste të Shqipërisë dhe kryeministrit të saj që me politikat jo demokratike, ka shkatërruar demokracinë, ka pushtuar ekzekutivin dhe legjislativin, duke përqëndruar të gjithë pushtetet në dorën e tij, ka sjellë krizë ekonomike, ka varfëruar qytetarët, ka rritur krimin, ka nxitur trafikun dhe po zbraz vendin prej qytetarëve të saj. Rakaj i kujtoi kongresmenit edhe kritikat e kryeministrit shqiptar ndaj Presidentit të Amerikës Donald Trump më 2016. Ai e pyeti kongresmenin nëse diktatorë të tillë antidemokratë, abuzues të pushtetit do të kenë përkrahjen e Amerikës? Natyrisht që përgjigja e kongresmenit ishte diplomatike, duke analizuar diktatorët në Korenë e Veriut, Bjellorusi, Kinë, Rusi etj…por nga ana tjeter duke dhene edhe mesazhin se koha e diktatoreve ne vendet demokratike ka ikur nje here dhe pergjithmone.

Leave A Reply

Your email address will not be published.