Deputeti i PD-së përplaset me kryebashkiakun e Elbasanit në komisionin hetimor: Kemi një muaj e gjysmë e kemi fikur, nuk ka gëlqere

0 39

Pjesë e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve këtë të mërkurë ishte kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Gjatë dëshmisë së dhënë prej tij, kryebashkiaku pati një debat me kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku dhe deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Shkak u bë pyetja e deputetit Boçi në lidhje me prodhimin, ose jo të energjisë elektrike nga ana e impiantit të përpunimit të mbetjeve.

Llatja u përgjigj se impianti ka punuar që ditën e parë dhe është fikuar një muaj e gjysmë më përpara, pas marrjes në sekuestro nga Gjykata e Posaçme, pasi mungon lënda e parë e nevojshme që është gëlqerja.

Pjesë nga diskutimet:

Luçian Boçi: Në vazhdimësi të marrjes në dorëzim, meqenëse e ka marrë shoqëria, meqenëse jeni i interesuari i parë në pushtet lokal, nga data 17 deri sot që flasim a punon inceneratori? A prodhon energji

Gledian Llatja: Sipas teknikëve, në datë 15 drejtuesi Teknik për shkak dhe të mungesës së korrespodencës që kishte pasur me administratorin e ri të vendosur nga Gjykata e Posaçme ka vendosur të fikë inceneratorin, për arsye se i mungonin disa materiale bazë të cilat për shkak të konsumit të tyre merren një herë në dy ditë ose një herë në tre ditë dhe i ka kërkuar administratorit që këto materiale të prokurohen. Impianti sot që ne flasim është në gjendje pune, mjafton vetëm të ndizet, mjafton të blihen materialet e nevojshme. Patjetër që punon ka punuar që në ditën e parë që është ndezur.

Në datën 15 është urdhëruar nga drejtuesi teknik fikja e detyruar e impiantit për të mos shkaktuar një dëm për mungesë të lëndës së parë që në rastin konkret është gëlqere.

Jorida Tabaku: Deri më sot nuk shtypur më ai butoni që ndizet prapë?

Gledian Llatja: Jo nuk është shtypur. Nga data 15 ka një muaj e gjysëm që nuk punon.

Luçian Boçi: Sa është pjesa e të ardhura që inceneratori gjeneron nëpërmjet prodhimit të energjisë, sa shet? Dhe sa ju si bashki nesër do të fitoni dhe do të mbuloni kostot e tjera.

Gledian Llatja: Impianti i prodhimit të energjisë elektrike, sipas të dhënave që jam interesuar unë ka një problematikë për çmimin. Ka dy kategori çmimesh, i pari pritet një vendim gjykate për çmimin e ERE-s.

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur një çmim, kompania e ka quajtur të pasaktë dhe ka kërkuar një çmim të ri. Me sa më kanë informuar, e kanë fituar në shkallë të parë.

Bashkia e Elbasanit kur ta marrë në administrim nga asetet e sekuestruara, në do të fillojmë kontaktet me OSHEE për të patur një mundësi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.