Dëshmori i policisë Ibrahim Basha përballë Ardi Veliut dhe ”kolegëve” të tij

0 296

Nga: Dritan Kaba

Babai i dëshmorit të Policisë, Ibrahim Basha është pa punë edhe gruaja e tij, ndërsa i biri është vrarë në krye të detyrës. Kjo është mirënjohja e shtetit të Rilindjes për të rënët në radhët e Policisë. Ibrahim Basha u vra gjatë aksioni të Policisë në Lazarat. Ai dha jetën për shtetin dhe në luftë kundër drogës dhe krimit të organizuar.
Familjaret e tij sot janë pa bukë edhe pas dyerve të policisë, ndërsa i ati përpiqet të gjejë vëllezërit e Ibrahimit nëpër komisariatet e policisë. “Kolegët” e Ibrahimit dhunojnë vëllezërit e tij.

Shefat e Ibrahimit vazhdojnë të qetë pazaret e tyre me kultivuesit e drogës, ndajnë paratë me shefat e tyre, kapot e krimit të organizuar. Gjaku i Ibrahim Bashës është bërë ujë për ata, por jo për qytetarët e lirë. Nuk besoj se ka fakt më rrënqethës dhe kuptimplotë se ky, për të treguar fytyrën e vërtetë të Ardi Veliut me shokë. Vëllezërit e Ibrahim Bashës arrestohen pa asnjë faj, degdisen nëpër qelitë e komisariateve, ndërsa kriminelët shoqërohen me eskorte nga vetë Veliu. Turpi dhe marria nuk kanë fund për këtë qeveri bandite.

Më poshtë ndiqni deklaratën e të atit të Ibrahim Bashës.

“Ka qenë duke dalë duke pirë kafe me një shok që kishte ditëlindjen. Kanë qenë të dy çunat e mi, bashkë me dy shokët e tyre. Njëri ende nuk ka bërë 18. Nuk ka pasur arsye të protestonte. Ne kemi disa tabu, që nuk shajmë policinë dhe nuk gjuajmë me gurë drejt policisë. S’më pëlqen qeverisja, kam punë me qeverinë, jo me policinë. Erdha u interesova dhe dje, dhe s’e gjeta. E kemi si rregull ne, në orën 9 mblidhemi në shtëpi, jo për koronavirusin, por si familje. Ua kam ëvën kështu prerë se kam dhjetë fëmijë dhe nuk merrem dot me të gjithë. Tani nuk ka mundësi të paguaj edhe avokatin, unë jam pa punë, gruaja pa punë, pa ndihmë ekonomike, me 100 halle”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.